Politika E Cookies
Përditësuar së fundmi: 20 prill 2026
1. Hyrje Kjo politikë shpjegon se si Ofroi përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për të përmirësuar përvojën e përdoruesve, për të analizuar përdorimin e faqes dhe për të ofruar shërbime më të personalizuara. Duke përdorur faqen tonë, ju pranoni përdorimin e cookies sipas kësaj politike.
2. Çfarë janë cookies? Cookies janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjen tuaj (kompjuter, telefon, tablet, etj.) kur vizitoni një faqe interneti. Ato ndihmojnë platformën të njohë pajisjen tuaj dhe të mbajë mend informacion (si p.sh. preferencat tuaja të gjuhës ose sesionin e hyrjes).
3. Llojet e cookies që përdorim
- a) Cookies të domosdoshme (Essential cookies): Këto janë të nevojshme për funksionimin bazë të platformës (p.sh. hyrja në llogari, ruajtja e sesioneve, siguria e të dhënave). Pa këto cookies, platforma nuk mund të funksionojë siç duhet.
- b) Cookies funksionale (Functional cookies): Përdoren për të kujtuar preferencat tuaja (si p.sh. gjuha, rajoni ose mënyra e shfaqjes së faqes).
- c) Cookies analitike (Analytics cookies): Na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret platforma, cilat faqe vizitohen më shpesh dhe si mund të përmirësojmë shërbimin. Përdorim mjete si Google Analytics për qëllime statistikore dhe analitike.
- d) Cookies të marketingut (Marketing cookies): Këto përdoren për të ofruar reklama dhe përmbajtje të personalizuara bazuar në interesat tuaja. Këto cookies mund të vendosen edhe nga partnerë të palëve të treta (p.sh. Meta, Google Ads).
4. Cookies të palëve të treta Në disa raste përdorim shërbime të jashtme (p.sh. Google Analytics, Meta Pixel, YouTube). Këto platforma mund të vendosin cookies të tyre për qëllime statistikore ose marketingu. Ne nuk kemi kontroll mbi këto cookies dhe ju ftojmë të lexoni politikat përkatëse të tyre të privatësisë.
5. Menaxhimi dhe ç'aktivizimi i cookies
5. Menaxhimi dhe ç'aktivizimi i cookies Ju mund të kontrolloni ose fshini cookies në çdo kohë nga cilësimet e shfletuesit tuaj. Nëse vendosni të ç'aktivizoni cookies, disa funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet. Udhëzime për menaxhim cookies mund të gjeni këtu:
6. Ndryshime në Politikën e Cookies Ofroi rezervon të drejtë e ndryshimit dhe përditësimit të kësaj politike herë pas here për të reflektuar ndryshime teknike ose ligjore. Versioni më i fundit do të jetë gjithmonë i publikuar në faqe zyrtare të Ofroi.
Data e fundit e përditësimit: 20 prill 2026
7. Kontakt Zyrtar Çdo mosmarrëveshje zgjidhet sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.
Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni: Email: info@ofroi.com, faqja zyrtare: www.ofroi.com, adresa: Dardani H: B-5, Nr. 31, Prishtinë 10000, Kosovë.