Politika E Privatësisë Dhe E Mbrojtjes Së Të Dhënave
Përditësuar së fundmi: 20 prill 2026
1. Qëllimi i Politikës së Privatësisë
Përmes kësaj Politike të Privatësisë shoqëritë miksuese si Ofroi App SH. P.K. ('Ofroi,' 'ne,' 'kompania'), mbledh, përdor, ruan, shpërndan dhe mbron të dhënat personale të përdoruesve dhe ofruesve të shërbimeve që përdorin platformën Ofroi. Politika është hartuar në përputhje me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (LMPDPK) në Kosovë, si dhe udhëzimet e Agjencisë për Informacion dhe Privatësi (AIP). Të gjitha këto sipas parimeve dhe udhëzimeve të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Qëllimi i politikës është të sigurojë transparencë të plotë dhe mbrojtje të të dhënave të përdoruesve.
2. Kontrolluesi i të dhënave
Ofroi App SHPK, kompani e regjistruar pranë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), me numër unik identifikues (NUI): 812307735, me adresë: Rr. Dardanit H. B - S. Nr. 31, Prishtinë 10000, Kosovë, me email: kontakt@ofroi.com, është Kontrolluesi i të dhënave që përpunon të dhënat e përdoruesve të shërbimeve të platformës Ofroi.
3. Kategoritë e të dhënave që mbledhen
Ofroi mbledh vetëm të dhënat që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për funksionimin dhe ofrimin e shërbimeve tona. Llojet e të dhënave që mbledhim dhe grumbullojmë janë:
- a) të dhëna identifikuese - emër, mbiemër, vendndodhje (nëse keni lejuar), privatësi;
- b) të dhëna kontakti - email, numër telefoni;
- c) të dhëna të llogarisë - kredencialet e hyrjes në llogari, (nëse aplikohet), aktiviteti brenda platformës;
- d) të dhëna të pagesave - të dhëna financiare bazike të transaksioneve për çdo paketë ose shërbim të ofruar nga Ofroi;
- e) të dhëna teknike - cookies dhe të dhëna analitike për përmirësimin e funksionimit dhe përvojës së përdoruesit.
4. Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale
Ofroi mbledh vetëm të dhënat që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për funksionimin dhe ofrimin e shërbimeve tona. Qëllimet për të cilat Ofroi përpunon të dhënat personale të përdoruesve/përdorimit të shërbimeve tona janë:
Përpunimi i të dhënave personale të përdoruesve përdoret për shkak të:
- Menaxhimi i llogarisë të përdoruesve;
- Komunikime me mbështetjen e përdoruesve;
- Përmbushja ligjore dhe rregullative;
- Parandalimi i mashtrimit dhe i sigurisë;
- Përmirësimi i shërbimeve;
- Marketing (vetëm me pëlqimin e qartë të përdoruesit).
4.1 Baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale Për çdo përpunim të të dhënave personale, Ofroi bazohet në njëra ose më shumë nga bazat ligjore të përcaktuara nga LMPDPK, duke përfshirë:
- a) Pëlqimin e qartë të subjektit të të dhënave - p.sh. për qëllime të marketingut, analitikës, cookies;
- b) Kontrata ose marrëveshja me përdoruesin - p.sh. për përpunimin e të dhënave të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të platformës, si dhe detyrime ligjore;
- c) Detyrimi ligjor - p.sh. për përmbushjen e detyrimeve ligjore ose rregullative;
- d) Interesi legjitim i kontrolluesit - p.sh. për përmirësimin e shërbimeve, parandalimin e mashtrimeve dhe garantimin e sigurisë së platformës, përsa kohë ky nuk cenon të drejtat dhe liritë themelore të përdoruesve;
- e) Interesi publik ose funksioni publiku - vetëm kur është e aplikueshme sipas ligjit në fuqi.
Gjithashtu, çdo pëlqim mund të tërhiqet nga përdoruesi në çdo kohë, duke ndaluar përpunimin e mëtejshëm për qëllimin e përmendur, por pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimeve të kryera më parë.
5. Ruajtja dhe kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave
Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të caktuara, siç është e përcaktuar nga Politika e Privatësisë dhe legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës.
Pas kësaj periudhe të ruajtjes, të dhënat automatikisht fshihen ose anonimizohen.
6. Shpërndarja e të dhënave personale tek palët e treta
Ofroi garanton se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe nuk lejohet të shpërndahen tek palët e treta që nuk janë të përfshira me këtë Politikë të Privatësisë, pa pëlqimin paraprak të përdoruesit, përveç rasteve të detyrueshme ligjore.
Në mënyrë që të bëhet ofrimi i shërbimeve sipas kësaj Politike të Privatësisë, Ofroi mund të shpërndajë të dhënat tuaja personale me ofruesit e shërbimeve, në të cilët janë operacionet bazë të Menaxhuesve për Ofrimin e Shërbimeve.
7. Të drejtat e përdoruesit
Përdoruesit kanë të drejtë për qasje, korrigjim, fshirje ose kufizim të përpunimit të të dhënave personale.
- a) Përdoruesi ka të drejtë të ketë qasje në të dhënat e tij personale në çdo kohë, të strukturuara dhe të qasura nga platforma Ofroi në një format të lexueshëm nga makina.
- b) Përdoruesi mund të tërhiqet nga pëlqimi i tij për komunikime të marketingut në çdo kohë.
- c) Përdoruesi ka të drejtë të kërkojë transferimin e të dhënave të tij personale në një format të lehtë, të strukturuar dhe të qasshëm për përdorim, pa pengesë nga kontrolluesi aktual.
- d) Përdoruesi ka të drejtë të kundërshtojë përpunimin e të dhënave të tij personale në situata personale të veçanta.
- e) Përdoruesi ka të drejtë të paraqesë ankesë tek autoriteti nacional për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë – Agjencia për Informacion dhe Privatësi (AIP).
8. Masat e Sigurisë
Të gjitha të dhënat e informacionet e përdoruesve ruhen në mënyrë të sigurt, konfidenciale dhe përdoren vetëm për funksionet e platformës.
8.1 Siguria teknike përfshin:
- a) Përdorimin e protokolleve HTTPS dhe metoda të enkriptimit për mbrojtjen e komunikimit dhe të dhënave;
- b) Kontrollin dhe mbikëqyrjen e aksesit të përdoruesve në llogaritë personale;
- c) Rregullat e sigurisë së rrjetit;
- d) Parandalimin e sistemit nga infektimi me viruset.
8.2 Qasja dhe verifikimi i përdoruesve të shërbimit:
- a) Çdo përdoruesi i kërkohet pëlqim për ruajtjen e Të Dhënave të tij;
- b) Përdoruesit nuk u lejohet ndarja e kredencialeve me persona të tjerë.
8.3 Back-up dhe Siguria Ofroi zbaton procedura të automatizuara të back-up-it për ruajtjen eventuale të të dhënave. Kështu ndërhyrjet në integritetin e të dhënave në serverët e mbrojtur, në ndërhyrje të qëllimshme të të dhënave të tyre mund të jenë të dështuara të sistemit, incidente të sigurisë ose shfaqje aksidentale të informacionit.
Përdoruesit inkurajohen të përdorin versionet e fundit të shfletuesve dhe aplikacionit të Ofroi për siguri maksimale.
9. Transferet e të dhënave personale
Ofroi nuk transferon të dhënat jashtë territorit të Kosovës.
Aplikacionet e Ofroi janë të pajtueshme me standarde kontraktuale.
- a) Përdoruesi pranon masat e nevojshme ligjore sikurse klauzolat standarde kontraktuale;
- b) Të dhënat transferohen në vende me nivel adekuat të mbrojtjes të të dhënave sipas Listës së publikuar dhe modifikuar nga AIP;
- c) Çdo transfer realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi të Kosovës.
10. Njoftimi i përdoruesve dhe autoritetit në rast të incidenteve të sigurisë
Në rast të incidenteve ose shkeljeve gjatë përpunimit të të dhënave personale, Ofroi do të ndërmarrë masa korrigjuese teknike dhe organizative, si dhe do të njoftojë subjektet e të dhënave sa më shpejtë që të jetë e mundur, nëse etika është e përcaktuar sipas rasteve në nenin 34(3) të LMPDPK - subjektet brenda afatit prej 72 (shtatëdhjetë e dy) orë nga momenti kur ka kuptuar që ka ndodhur shkelja ose incidenti.
11. Përdorimi i Cookies
Ofroi përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për:
- a) sigurimin e operimit thelbësor të saj;
- b) personalizimin e përdorimit të faqen;
- c) mësimin e trafikut dhe analizo të saj;
- d) marketing (vetëm me pëlqimin e përdoruesit).
Detajet e përdorimit të Cookies janë të përfshira në Politikën e Cookies.
12. Komunikimet për qëllime Marketingu
Komunikimet në lidhje me Marketing do të bëhen vetëm pasi të jepet pëlqimi i qartë nga përdoruesi i shërbimeve.
Përdoruesi ka të drejtë të tërhiqet nga pëlqimi për Marketing në çdo kohë, përmes llogarisë personale ose abonimeve në faqen zyrtare.
Detajet e komunikimit për qëllime Marketingu janë të përfshira në Politikën e Pranimit të Marketingut.
13. Ndryshimet në Politikë
Kjo Politikë e Privatësisë mund të përditësohet herë pas here, me ç'rast përdoruesi i mirënjohur pranon ndryshimet. Pra, çdo ndryshim i Politikës së Privatësisë do të njoftohet përmes faqen zyrtare të platformës ose email-it.
Versioni i fundit do të publikohet gjithmonë në faqen zyrtare të Ofroi.
14. Kontakti zyrtar
Për çdo pyetje, përdoruesit mund të kontaktojnë përmes: Email: info@ofroi.com, faqes zyrtare: www.ofroi.com, apo direkt në adresën e kompanisë: Rr. Dardanit H. B – S. Nr. 31, Prishtinë 10000, Kosovë.