Si funksionon për Biznese
Ofroi është një platformë e krijuar për ofrues të shërbimeve dhe produkteve lokale që duan të jenë të dukshëm online dhe të arrijnë një numër të madh klientësh — në çdo kohë dhe nga kudo.
Për kë është Ofroi?
Ofroi është për çdo biznes që ofron shërbime ose produkte — pavarësisht madhësisë apo mënyrës së punës:
biznese të vogla dhe biznese të mëdha
punë nga shtëpia ose dyqane fizike
të vetëpunësuar ose kompani të strukturuara
zejtarë individualë ose marka të njohura
Nuk ka rëndësi si punon apo sa i madh je.
Nëse shet një shërbim ose produkt, Ofroi është platforma e duhur për ty.
Funksionet për Ofruesit
Profil biznesi
Si biznes i regjistruar në Ofroi, ke mundësinë të përfshish këto informacione për biznesin tënd:
Regjistrim falas
Të gjitha këto funksione janë falas, pa kontratë dhe pa obligime. Këto funksione bazë janë të mjaftueshme për të qenë prezent online.
Rreth nesh (About us)
Prezantim i shkurtër dhe i qartë i biznesit tënd, kush je dhe çfarë ofron.
Shërbime & produkte
Listë e plotë e shërbimeve ose produkteve që shet. Çmimet janë opsionale.
Galeri (foto & dokumente)
Ngarkon deri në 9 foto dhe 3 dokumente (PDF) për të prezantuar punën, projektet ose referencat.
Kontakt & adresë
Formular kontakti me adresën e biznesit për gjetje të lehtë përmes Maps. Buton WhatsApp i integruar për komunikim direkt.
Vendndodhje & kategori
Biznesi yt shfaqet në kategorinë dhe zonën e duhur për klientët që kërkojnë.
Vlerësime & recensione
Klientët e kënaqur mund të lënë vlerësime reale për të rritur besueshmërinë.
FAQ (Pyetje të shpeshta)
Përgjigje për pyetjet më të rëndësishme mbi biznesin, shërbimet dhe mënyrën e punës.
Paketa Premium
Nëse dëshiron më shumë dukshmëri, më shumë kontakte dhe kërkesa konkrete, Ofroi ofron funksione shtesë me pagesë.
Komunikim direkt mbi kërkesat për ofertë
Ndryshe nga Basic, Premium të lejon të shohësh kontaktet dhe të përgjigjesh drejtpërdrejt klientëve.
Dukshmëri e prioritetizuar
Profili yt shfaqet më lart dhe më shpesh në rezultatet e kërkimit.
Badge Premium
Tregon që je ofrues Premium dhe rrit besimin te klientët.
Profil i zgjeruar
Ngarkon deri në 48 foto, shton linke sociale dhe përmbajtje të theksuar në profil.
Statistika & analiza
Sheh sa herë është vizituar profili yt dhe sa interes ka për biznesin tënd.
Kalendari i integruar
Planifikon punë, takime dhe angazhime direkt në platformë.
Menaxhim detyrash
Organizon punët dhe mbajtjen e përmbledhur të projekteve.
Zbritje në promocione
Si ofrues Premium, përfiton 20% zbritje në të gjitha promocionet.
Reklamim falas çdo muaj
Përfiton 5 ditë reklamim falas në muaj për biznesin tënd.
Ftesa për ofrues Premium (Referral)
Ftosh deri në 5 biznese në muaj. Për çdo ftesë që regjistrohet, përfiton 10 € zbritje (deri 50 €/muaj).
Promocione
(me pagesë, për të gjithë ofruesit)
Promocione të shërbimeve
Krijon oferta speciale për shërbime ose produkte të caktuara.
Dukshmëri e shtuar
Promocionet shfaqen në pozicione të veçanta dhe të dukshme.
Kontroll i plotë
Ti vendos kohëzgjatjen, çmimin dhe përmbajtjen e promocionit.
Çfarë duhet të dish
- Funksionet Premium janë opsionale
- Promocionet mund të aktivizohen pa pasur Premium
- Nuk ka kontrata afatgjata
- Mund të çaktivizosh ose ndryshosh paketën në çdo kohë
Kontroll & Liri
- Ti vendos kujt i përgjigjesh
- Asnjë obligim për të pranuar punë
- Asnjë komision për punët
- Mund të kalosh nga Premium në Basic në çdo kohë
Procesi
Regjistrohu si Ofrues
Krijo profilin e biznesit në disa minuta.
Plotëso profilin
Shto shërbimet, përshkrimin, fotot dhe informacionet kryesore.
Verifikim & aprovim
Çdo biznes shqyrtohet dhe aprovohet manualisht për cilësi.
Bëhu i dukshëm
Klientët mund të të gjejnë ose të dërgojnë kërkesa për ofertë.
Prano vetëm atë që të përshtatet
Ti kontrollon kë pranon dhe si komunikon.
Si ta përdorësh Ofroi si ofrues
Shiko videot e shkurtra për të mësuar si ta përdorësh platformën.
Si të krijosh llogarinë dhe të plotësosh profilin
Si të reagosh ndaj një kërkese dhe të menaxhosh ofertat e bëra
Si të realizosh një reklamë
Si të përdorësh kalendarin dhe të menaxhosh detyrat në aplikacion