Kushtet E Përdorimit
Përditësuar së fundmi: 20 prill 2026
1. Pajtimi me kushtet e përdorimit
Përdoruesit pajtohen me këto kushte duke krijuar dhe duke përdorur një llogari Ofroi. Nëse nuk pajtohen me këto kushte, duhet të ndalojnë përdorimin e platformës.
2. Përshkrimi Shërbimit
Ofroi është një platformë dixhitale që u mundëson ofruesve të shërbimeve të krijojnë profile dhe të publikojnë informacion mbi shërbimet për akses të lehtë nga përdoruesit. Ofroi nuk është palë në marrëveshjet ndërmjet përdoruesve dhe ofruesve të shërbimeve.
3. Kushtet e përdorimit, rregullat dhe përgjegjësitë e përdoruesve dhe ofruesve të shërbimeve
3.1 Përdoruesit e shërbimeve Përdoruesit krijojnë llogari dhe janë përgjegjës për ruajtjen e kredencialeve. Moshë minimale 16 vjeç. Përdorimi i platformës duhet të jetë ligjor dhe i përgjegjshëm. Nuk lejohet shpërndarja e përmbajtjes së paautorizuar.
3.2 Ofruesit e shërbimeve Të dhënat dhe ofertat e publikuara duhet të jenë të sakta dhe ligjore. Ofruesit janë përgjegjës për profesionalizmin dhe shërbimet e ofruara. Nuk lejohet përmbajtje mashtruese.
4. Pagesa dhe Oferta
Paketat e pagesës, abonimentet dhe ofertat janë në përputhje me kushtet e platformës. Anulimet dhe rimbursimet ndjekin politikën e platformës dhe ligjet e Kosovës.
5. Përgjegjësia e Ofroi
Platforma ofrohet "si është" pa garanci shërbimi. Ofroi nuk mban përgjegjësi për humbje, gabime ose mosmarrëveshje ndërmjet përdoruesve dhe ofruesve. Përdoruesi është përgjegjës për vizitimin e lidhjeve të jashtme që nuk kontrollohen nga Ofroi.
6. Lidhje të jashtme dhe burime te palëve të treta
Ofroi nuk kontrollon faqet e internetit ose shërbimet e jashtme të lidhura nga platforma. Përgjegjësia mbetet te përdoruesi.
7. Ligji dhe Juridiksioni
Mosmarrëveshjet do të zgjidhen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
8. Ndryshimet në Kushtet e Përdorimit
Ofroi rezervon të drejtën të përditësojë kushtet. Vazhdimi i përdorimit nënkupton pranimin. Përdoruesit dhe ofruesit do të njoftohen përmes faqes zyrtare ose email-it. Versioni i fundit do të publikohet gjithmonë në faqen zyrtare të Ofroi.
9. Kontakti zyrtar
Për çdo pyetje, përdoruesit mund të na kontaktojnë në: Email: info@ofroi.com, faqja zyrtare: www.ofroi.com, ose drejtpërdrejt në adresën e kompanisë: Dardani H: B-5, Nr. 31, Prishtinë 10000, Kosovë.
10. Njoftimi i përdoruesve dhe autoritetit në rast të incidenteve të sigurisë
Ofroi angazhohet të ndërmarrë masa korrigjuese në rast shkeljesh të të dhënave personale dhe të njoftojë subjektet e të dhënave sa më shpejt që të jetë e mundur (sipas nenit 34(3) të LMPDPK), dhe të njoftojë AIP brenda 72 orëve.
11. Përdorimi i Cookies
Ofroi përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për funksionimin thelbësor, analizën e përdorimit të faqes, statistikat e trafikut dhe marketing (me pëlqimin e përdoruesit). Detajet janë të përfshira në Politikën e Cookies.
12. Komunikimet për qëllime Marketingu
Komunikimet e marketingut kërkojnë pëlqimin e qartë të përdoruesit. Përdoruesi mund të tërhiqet nga pëlqimi në çdo kohë. Detajet janë në Politikën e Pranimit të Marketingut.
13. Ndryshimet në Politikë
Kjo politikë mund të përditësohet. Vazhdimi i përdorimit nënkupton pranimin. Përdoruesit do të njoftohen përmes faqes zyrtare ose email-it. Versioni i fundit publikohet gjithmonë në faqen zyrtare të Ofroi.
14. Kontakti zyrtar
Për çdo pyetje, përdoruesit mund të na kontaktojnë në: Email: info@ofroi.com, faqja zyrtare: www.ofroi.com, ose drejtpërdrejt në adresën e kompanisë: Dardani H: B-5, Nr. 31, Prishtinë 10000, Kosovë.