Mbrojtja E Të Dhënave Personale
Përditësuar së fundmi: 20 prill 2026
6. Mbrojtja e të dhënave personale
6.6 Përpunimi i të dhënave personale të Ofruesit bëhet sipas Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Politikës së Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave të Ofroi.
6.7 Politika e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave të Ofroi është pjesë e kësaj Marrëveshjeje dhe Ofruesi duhet ta lexojë dhe pranojë atë.
6.8 Ofroi është Kontrolluesi i të dhënave.
7. Kufizimi i përgjegjësisë
7.1 Ofroi vepron dhe funksionon vetëm si platformë ndërmjetësuese që lidh përdoruesit me ofruesit e shërbimeve.
7.2 Ofroi nuk është palë kontraktuale në asnjë marrëveshje, ofertë, pagesë apo komunikim që ndodh ndërmjet përdoruesve dhe ofruesve të shërbimeve.
7.3 Ofruesit dhe përdoruesit janë përgjegjës për përmbajtjen, marrëveshjet dhe cilësinë e shërbimeve.
7.4 Ofroi nuk garanton cilësinë, besueshmërinë, ligjshmërinë ose kohëzgjatjen e shërbimeve të ofruara.
7.5 Ofroi nuk mban përgjegjësi për dëme direkte ose indirekte, humbje financiare, humbje fitimi, vonesa, mosrealizim të shërbimit, mashtrime ose mosmarrëveshje midis palëve.
7.6 Ofroi nuk kontrollon paraprakisht përmbajtjen, ofertat apo komunikimet, por mund t'i fshijë nëse bien ndesh me ligjin ose politikat e platformës.
7.7 Çdo komunikim, marrëveshje ose pagesë jashtë platformës kryhet në përgjegjësi të plotë të palëve.
7.8 Ofroi nuk mban përgjegjësi për vonesa, ndërprerje ose mosfunksionim të platformës si pasojë e rrethanave jashtë kontrollit të saj, duke përfshirë por pa u kufizuar në ndërprerje të internetit, dështime të shërbimeve të palëve të treta, sulme kibernetike, mirëmbajtje teknike, fatkeqësi natyrore ose vendime të autoriteteve publike.
7.9 Në rast ndërprerjeje të platformës, Ofroi nuk mban përgjegjësi për humbje të të dhënave ose dëme që rrjedhin nga pamundësia për përdorim.
7.10 Përdorimi i platformës nënkupton pranimin që Ofroi nuk është përgjegjëse për marrëdhëniet tregtare ose personale midis përdoruesve dhe ofruesve.
7.11 Platforma ofrohet "si është" dhe Ofroi nuk garanton funksionim të pandërprerë.
8. Pronësia intelektuale
8.1 Ofruesi ruan të drejtat e pronësisë mbi përmbajtjen që publikon.
8.2 Duke e publikuar përmbajtjen, Ofruesi i jep Ofroi një licencë jo-ekskluzive, të transferueshme dhe pa pagesë për ta përdorur atë për qëllime funksionale dhe promovuese të platformës.
9. Ndryshimet në Marrëveshje
9.1 Ofroi mund të ndryshojë këtë Marrëveshje në çdo kohë.
9.2 Në rast ndryshimi, Ofruesi duhet të njoftohet së paku 7 ditë më parë.
9.3 Versioni i përditësuar publikohet në platformë dhe përdorimi i mëtejshëm nënkupton pranimin e kushtesh të reja.
10. Ligji dhe Juridiksioni
10.1 Marrëveshja rregullohet nga ligjet e Republikës së Kosovës.
10.2 Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet fillimisht me mirëkuptim të ndërsjellë.
10.3 Mosmarrëveshjet që nuk zgjidhen në këtë mënyrë zgjidhen nga gjykatat kompetente të Kosovës.
11. Pëlqimi i Ofruesit
11.1 Duke krijuar një llogari dhe publikuar shërbime në Ofroi, Ofruesi deklaron se ka lexuar, kuptuar dhe pranuar të gjitha kushtet e kësaj Marrëveshjeje.