Marrëveshja Për Ofruesit E Shërbimeve
Përditësuar së fundmi: 20 prill 2026
1. Qëllimi
1.1 Kjo Marrëveshje për Ofruesit e Shërbimeve (Marrëveshja) përcakton kushtet dhe rregullat e bashkëpunimit midis platformës Ofroi dhe Ofruesit të Shërbimeve (Ofruesi ose Partnerët e Jashtëm) që krijojnë llogari dhe publikojnë oferta në platformë. Qëllimi është të sigurohet transparencë, korrektësi dhe cilësinë shërbimet që ofrohen përmes platformës.
2. Regjistrimi dhe përdorimi i llogarisë
2.1 Ofruesi duhet të krijojë llogari të vlefshme me të dhëna të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.
2.2 Çdo llogari është personale dhe nuk mund të transferohet ose përdoret nga persona të tjerë pa leje.
2.3 Platforma ka të drejtë të verifikojë identitetin dhe ligjshmërinë e Ofruesit në çdo kohë.
2.4 Ofruesi është përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit dhe çdo aktivitet të kryer përmes llogarisë së tij.
3. Përmbajtja dhe ofertat
3.1 Ofruesi është plotësisht përgjegjës për përmbajtjen që publikon në platformë, duke përfshirë përshkrimet, çmimet, fotot, shërbimet dhe informacionet e tjera.
3.2 Të gjitha informacionet duhet të jenë të vërteta, ligjore, jo mashtruese dhe në përputhje me standardet profesionale dhe etike.
3.3 Ndalohet publikimi i përmbajtjes mashtruese, të pavërtetë, diskriminuese, fyese, që shkel të drejtat e autorit, ligjet ose të drejtat e palëve të treta.
3.4 Ofroi ka të drejtë të fshijë, kufizojë ose pezullojë përmbajtje që bie ndesh me këtë Marrëveshje.
4. Detyrimet e Ofruesit të Shërbimeve
Ofruesi detyrohet:
4.1 Të ofrojë shërbime profesionale, të sigurta dhe në përputhje me përshkrimin e publikuar në platformë.
4.2 Të komunikojë me përdoruesit në mënyrë të sjellshme, të respektueshme dhe profesionale.
4.3 Të respektojë afatet, marrëveshjet dhe kushtet e dakorduara me përdoruesit.
4.4 Të ruajë konfidencialitetin e çdo informacioni të marrë përmes platformës dhe nuk mund ta shpërndajë, kopjojë apo përdorë atë për qëllime jashtë ofrimit të shërbimeve.
4.5 Të posedojë të gjitha licensat, certifikatat ose autorizimet e nevojshme për ushtrimin e shërbimeve që publikon.
4.6 Të zbatojë ligjet në fuqi, përfshirë ato që lidhen me taksat, obligimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
4.7 Të mos ofrojë shërbime të paligjshme ose të rrezikshme.
5. Pagesat dhe tarifat
5.1 Ofruesit mund të zgjedhin një nga paketat e abonimit të ofruara nga platforma Ofroi. Çmimet e abonimeve dhe tarifat publikohen në faqen e çmimeve dhe mund të ndryshojnë nga koha në kohë.
5.2 Çmimet janë fikse dhe përcaktohen nga Ofroi. Abonimi vjetor ofron zbritje ekuivalente krahasuar me pagesën mujore.
5.3 Çdo abonim paguhet paraprakisht dhe është i vlefshëm për periudhën përkatëse (mujore ose vjetore) nga data e aktivizimit.
5.4 Abonimet rinovohen automatikisht, përveç nëse Ofruesi i anulon ato para përfundimit të periudhës aktive.
5.5 Në rast anulimi, periudha e paguar nuk rimbursohet, por shërbimi mbetet aktiv deri në skadimin e afatit të parapaguar, përveç rasteve të parashikuara ndryshe nga legjislacioni ose politikat e platformës.
5.6 Ofruesi mund të ndryshojë planin (upgrade ose downgrade) në çdo kohë; ndryshimi hyn në fuqi në fillim të ciklit të ardhshëm të faturimit.
5.7 Shërbimet shtesë me pagesë (p.sh., promovime, shpallje të theksuara ose reklama) tarifohen veçmas sipas kushteve të platformës.
5.8 Përgjegjësia mbi deklarimin dhe pagesën e tatimeve dhe TVSH-së bie mbi Ofruesin.
6. Pezullimi ose mbyllja e llogarisë
6.1 Ofroi ka të drejtë të pezullojë ose të mbyllë përkohësisht apo përfundimisht llogarinë e një Ofruesi në rast shkeljeje të kushteve të përdorimit, publikimi të përmbajtjes së papërshtatshme, ankesash të përsëritura nga përdoruesit ose veprimtarive të dyshimta ose të paligjshme.
6.2 Në rast pezullimi ose mbylljeje për shkak të shkeljeve nga ana e Ofruesit, pagesat ekzistuese nuk rimbursohen dhe Ofruesi humbet qasjen në funksionalitetet e abonimit.
6.3 Në rast mbylljeje të vullnetshme të llogarisë nga ana e Ofruesit, abonimi mbetet aktiv deri në përfundimin e periudhës së parapaguar (mujore ose vjetore) dhe nuk rimbursohet.
6.4 Nëse platforma ndalon shërbimin për arsye teknike ose përmirësime, Ofruesi do të njoftohet paraprakisht dhe mund të përfitojë rimburim proporcional për periudhën e papërdorur.
6.5 Pas mbylljes së llogarisë, të dhënat dhe përmbajtja e Ofruesit mund të fshihen përfundimisht pas afatit të ruajtjes, në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave.